Mundësi punësimi për pozitën - Agjent i Blerjes – Auto - Mercurius

Agjent i Blerjes – Auto

Data e skadimit

19.03.2020

Qyteti

Prishtinë – Vushtrri

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Auto Salloneve, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjent i Blerjes.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të komunikoj në telefon me auto shitësit partner për blerjen e automjeteve jashtë vendit si Gjermania, Italia, etj.
  • Të informohet në lidhje me pajisjet e veturave, gjendjen aktuale, të negocioj çmimin dhe të realizoj blerjen e veturave.
  • Të bëjë kontrollimin e automjeteve nëse janë dëmtuar gjatë transportit.
  • Të asistoj kolegët e shitjes nganjëherë në prezantimin e veturave te klientët.
  • Të përgatis kontratën (gatshme) për shitjen e veturave me klientë.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
  • Minimum 1 vit përvojë pune në industrinë e automjeteve.
  • Njohuri elementare të pjesëve përbërëse të automjeteve.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal në gjuhën angleze (gjuha gjermane përparësi).
  • Aftësi të mira të komunikimit për negocijim dhe blerje.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office, Word & Excel.
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Pagë fillestare prej 500€ Neto.
  • Orari i punës prej 08:00 deri më 18:00, nga e hëna deri të premten.
  • Telefon modern dhe kompensim te shpenzimeve.
  • Kompjuter personal me pajisje përcjellëse.
  • Mundësi për të punuar në ambient fantastik.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 19.03.2020. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Agjent i Blerjes – Auto

Data e skadimit

19.03.2020

Fusha

Automobilizëm

Qyteti

Prishtinë – Vushtrri