Agjent i Patundshmërisë
Data e skadimit
20.02.2022
Qyteti
Prishtinë dhe Marigonë
NR. I POZITAVE: 2
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Agjencive të Patundshmërive, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjent i Patundshmërisë.
PËRGJEGJËSITË:
- Të dalë në teren dhe të siguroj oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka.
- Të bëjë negocimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin shitjes ose qira dhënies.
- Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetet dhe kufizimet gjeografike.
- Të përgatis përmbajtjen tekstuale të të dhënave të pronës së bashku me fotografitë dhe t’i postoj në sistemin online të shitjes.
- Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për praktikat më të mira dhe strategjitë e çmimeve.
- Të përpilojë raportin e shitjeve.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor në Patundshmëri apo Administrim Biznesi).
- Përvojë pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
- Personalitet i afërt për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë pronat e ëndrrave të tyre.
- Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.
OFERTA:
- Për Agjent Junior paga rreth 300 Euro (baza + bonusi).
- Për Agjent Senior pagesa varësisht prej përvojës dhe realizimit.
- Bonusi atraktiv varësisht nga realizimi i shitjes në përqindje.
- Orari i punës prej 09:00 deri 17:00, nga e hëna deri të premten.
- Telefon dhe kompensim të shpenzimeve të tij.
- Automjeti i kompanisë në dispozicion.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani me përvojë të madhe dhe ekip profesionist.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 20.02.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.