Agjent i Shitjes
Data e skadimit
24.01.2020
Qyteti
Prishtinë
NR. I POZITAVE: 2
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe pastrimit, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjent i Shitjes, të cilët kanë përvojë në gjenerimin e shitjes.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë prezantimin dhe shitjen e shërbimeve apo produkteve të mirëmbajtjes dhe të pastrimit në mënyrë profesionale te klientët.
- Të identifikojë klientët potencialë me qëllim të zhvillimit të tregut B2B dhe B2C.
- Të kuptojë nevojat e klientëve, të cilët shprehin interes për shërbimet e kompanisë dhe të përgatis ofertat komfor kërkesave të tyre.
- Të jetë energjik dhe të komunikoj lehtësisht me njerëzit e të gjitha niveleve.
- Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.
- Të organizojë operacionet e përditshme, të përmbush planin e shitjes dhe përgatitjen e raporteve.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Minimum 1 vit përvojë pune në shitje apo industrinë relevante.
- Aftësi të mira të komunikimit për negocijim dhe shitje.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze përparësi).
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office, Word & Excel.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Paga bazë, si dhe bonusi varësisht nga realizimi në shitje.
- Orari i punës prej të hënës deri të shtunën.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Automjeti i kompanisë në dispozicion (me mundësi 24h).
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 24.01.2020. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.