Mundësi punësimi për pozitën - Agjent i Shitjes - Mercurius

Agjent i Shitjes

Data e skadimit

03.07.2022

Qyteti

Fushë Kosovë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Auto Pjesëve, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjent i Shitjes, të cilët kanë përvojë në gjenerimin e shitjes.

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë prezantimin dhe shitjen e produkteve për të cilën kompania është përfaqësuese e autorizuar në mënyrë profesionale te klientët.
  • Të identifikojë klientët e ri potencialë për shitjen e auto pjesëve me qëllim të zhvillimit të tregut.
  • Ti vizitoj klientët dhe partneret e kompanisë për të marre porosite dhe të prezantoj produktet e reja
  • Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.
  • Të organizojë operacionet e përditshme të shitjes në teren.
  • Të përmbush planin e shitjes për produktet e caktuara nga kompania.

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen t’i ketë të përfunduara studimet bachelor).
  • Minimum 1 vit përvojë pune në shitje apo në industrinë relevante.
  • Aftësi të mira të komunikimit për negocim dhe shitje.
  • Energjik dhe i/e shkathët që të komunikoj lehtësisht me të gjithë njerëzit.
  • Aftësi të mira të komunikimit (gjuha angleze përparësi).
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office (Word & Excel).
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

 

OFERTA:

  • Pagë atraktive.
  • Orari i punës prej 08:30 deri 18:00, nga e hëna deri të shtunën.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Automjeti i kompanisë në dispozicion.
  • Mundësi për tu paguar përqindje varësisht nga realizimi i planit të shitjes.
  • Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve.

 

APLIKIMI:

Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 03.07.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Agjent i Shitjes

Data e skadimit

03.07.2022

Fusha

Shitje

Qyteti

Fushë Kosovë