Agjent i Shitjes
Data e skadimit
02.12.2018
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit/motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Efiçiencës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjent i Shitjes, të cilët kanë përvojë të shitjes në terren.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë prezentimin në mënyrë profesionale të produkteve dhe brendeve që Kompania i ka ekskluzivitet.
- Të ketë vetiniciativë dhe të jetë i afrueshëm me konsumatorët dhe të komunikoj lehtësisht me njerëzit e të gjitha niveleve.
- Të identifikojë bashkëpunëtorët potencialë si arkitektë, dizajnerë dhe projektues me qëllim të zgjerimit të tregut me projekte të ndërtimtarisë.
- Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.
- Të organizojë operacionet e përditshme dhe të përmbush planin e shitjes për produktet e caktuara.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet në Inxhinieri, Arkitekturë apo relevante.
- Minimum 2 vite përvojë pune në shitje.
- Aftësi të mira të komunikimit për negocijim dhe shitje.
- Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Paga bazë, si dhe bonusi varësisht nga performanca rreth 650 euro.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe që i njeh vlerat e punëtorëve.
- Mundësi për të punuar me ekipin fantastik.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 02.12.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.