Agjent i Shitjes – Ndriçim
Data e skadimit
21.10.2018
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Ndriçimit LED dhe Klimatizimit, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjent i Shitjes, të cilët kanë përvojë në ndjekjen e klientëve dhe gjenerimin e shitjes.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë prezantimin dhe shitjen e produkteve të ndriçimit dhe klimatizimit në mënyrë profesionale te klientët duke mbajte standardin e kompanisë.
- Të identifikojë bashkëpunëtorët potenciale me qëllim të zhvillimit të tregut.
- Të punoje ngushtë me klientë për të kuptuar nevojat e tyre dhe t’ju rekomandoj produktet e duhura për të zgjedhur problemet e klientëve.
- Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.
- Të organizojë operacionet e përditshme të shitjes dhe përgatitjen e raporteve.
- Të përmbush planin e shitjes për produktet e caktuara.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Minimum 1 vit përvojë pune në shitje apo industrinë relevante.
- Aftësi të mira të komunikimit për negocijim dhe shitje.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Orari i plotë, nga e hëna deri të shtunën.
- Pagë atraktive.
- Pagesë në bazë të performancës.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 21.10.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.