Agjent i Sigurimeve – Broker
Data e skadimit
29.10.2022
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, i cili është importues dhe distributor ekskluziv i disa prej markave më të mëdha në Industrinë e Veturave, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjent i Sigurimeve – Broker.
PËRGJEGJËSITË:
- Të mbajë bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve lider në industri, për t’i ofruar një portofol produkte klientëve të kompanisë.
- Të komunikojë me klientët aktual dhe potencial për shitjen e polisave të sigurimeve.
- Të shqyrtojë në vazhdimësi politikat e kompanisë, të bëjë sugjerime për përmirësime dhe zbatojë politika e reja.
- Të punësojë, trajnojë, zhvillojë dhe menaxhojë stafin e zyrës në mënyrë që të sigurojë një performancë të lartë për të fituar klientë të rinj dhe për të arritur targetet dhe shitjet.
- Të raportojë rezultatet dhe realizimet e shitjeve te bordi i aksioneve.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të jetë i licencuar nga BQK si Agjent i Sigurimeve “Broker”.
- Preferohen të ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Preferohet 2 vite përvojë pune në industri të sigurimeve apo relevante.
- Aftësia për të interpretuar rregulloret shtetërore që ndikojnë në shitjet e sigurimeve, klientët e sigurimeve dhe industrinë e sigurimeve në tërësi.
- Aftësi të shkëlqyera menaxheriale dhe ndërpersonale.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikuese dhe prezantuese.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup.
OFERTA:
- Paga atraktive.
- Orari i punës e hënë – e premte, prej 08:00 deri 17:00,
- Laptop personal me pajise përcjellëse.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Transport i organizuar deri në vendin e punës dhe anasjelltas.
- Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe, ekip profesionist dhe brende ekskluzive.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 29.10.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.