Agjente e Shitjes
Data e skadimit
20.04.2019
Qyteti
Prishtinë
NR. I POZITAVE: 3
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e Agjencive Turistike, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjente e Shitjes.
PËRGJEGJËSITË:
- Të shërbej klientët për rezervimin e biletave të udhëtimit, transferimin dhe akomodimin në hotel.
- Të komunikoj drejtpërdrejt me klientët për të kuptuar nevojat e tyre dhe të përgatis ofertat komfor kërkesave.
- Të bëjë analizën e kërkesave të klientëve dhe t’u rekomandoj udhëtime apo hotele alternative.
- T’u ofroj kujdes të shkëlqyer klientëve ekzistues dhe t’i trajtoj ankesat e tyre.
- Të këshilloj klientët me trendet e reja të udhëtimeve.
- Të përpiloj raportin për shitjet ditore.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Njohuri në përdorimin e sistemit Amadeus (e preferuar).
- Minimum 2 vite përvojë pune në shitje apo në industri të ngjashme.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën angleze dhe shqipe.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar e pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
OFERTA:
- Paga bazë, si dhe bonusi varësisht nga performanca rreth/mbi 550 euro.
- Sigurim shëndetësor vullnetar.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe që i njeh vlerat e punëtorëve.
- Mundësi për t’u shpërblyer me udhëtime tropikale.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 20.04.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.