Agjente e Shitjes Telefonike
Data e skadimit
14.03.2019
Qyteti
Prishtinë
NR. I POZITAVE: 2
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe pastrimit, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjente e Shitjes Telefonike.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë pranimin e thirrjeve telefonike në lidhje me kërkesat e klientëve për shërbimet e mirëmbajtjes dhe pastrimit që i ofron kompania.
- Të bëjë prezantimin e shërbimeve në mënyrë të detajuar me qëllim që të kuptoj nevojat e klientëve dhe të përgatis ofertat komfor kërkesave të tyre.
- Të bëjë prezantimin e shërbimeve shtesë, risitë dhe ofertat që kompania mund t’i kryej në të njëjtën kohë.
- Të informoj klientët se me çfarë produkte dhe teknologji të reja i kryen punët kompania.
- Të marr të gjitha informacionet e sakta për klientin, lokacionin dhe nevojat e tyre t’i regjistroj në sistem për t’i përcjellur te punëkryesit.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Përvojë pune në pranimin e thirrjeve telefonike për shitje dhe shërbim ndaj klientëve.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhen shqipe (përparësi angleze).
- Njohuri për përdorimin e softuerëve kompjuterik.
- Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
OFERTA:
- Pagë konkurruese.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 14.03.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.