Business Analyst - Mercurius

Business Analyst

Data e skadimit

13.12.2022

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Jemi në kërkim të një kandidatëve profesionistë dhe ambicioz për pozitën Business Analyst,  për të ju bashkangjitur ekipit të klientit tonë Melita&Partners pasi stafi i tyre i mrekullueshëm po rritet me hapa të mëdhenj dhe do të ketë nevojë për ndihmë shtesë. Melita & Partners është një kompani lokale e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve financiare, të kontabilitetit dhe planifikimit të burimeve të ndërmarrjes (ERP) në tregun vendas. Zgjidhjet e kompanisë ofrohen përmes platformave të njohura botërore si QuickBooks dhe Xero për të cilat kompania është rishitëse e autorizuar.

PËRGJEGJËSITË:

  • Mbledh dhe analizon kërkesat e biznesit dhe të klientëve duke përdorur metoda të strukturuara si diagramet e ndryshme të biznesit etj.
  • Bënë pranimin e të dhënave, bartjen e listave, bartjen e saldove dhe regjistrimin e të dhënave në sistem.
  • Në rast nevoje ofron asistencë teknike te klientët për ti zgjedhur problemet që ata hasin gjatë përdorimit te softuerit.
  • Kryen “gap analysis’ në vlerësimin e paketave softuerike aplikative dhe bënë rekomandime për menaxhmentin.
  • Bënë hulumtimin e ndonjë moduli shtesë për kërkesa specifike të klientëve në industri specifike.
  • Jep inpute te kompania partnere që zhvillon aplikacionet për produktet apo funksionet e reja.
  • Teston ato produkte apo funksione të reja nese i plotësojnë kërkesat për zgjidhjen e problemit te klientit.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë e nivelit bachelor në Fakultetin Ekonomik, Shkenca Kompjuterike apo relevant me pozitën.
  • Së paku 2 vite përvojë pune në pozita të ngjashme.
  • Njohuri të theksuar të paketës Microsoft Office & Visio dhe softuerëve financiarë QuickBooks, Xero, Sage, Navision ose të ngjashme.
  • Aftësi analitike për zgjedhjen e problemeve.
  • Aftësi për te qenë proaktiv në hulumtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve kreative.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën angleze dhe shqipe.
  • Ambicie për edukim të vazhdueshëm në teknologji dhe sisteme.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

OFERTA:

  • Paga atraktive.
  • Orari i punës prej 08:00 deri 16:30, nga e hëna deri të premten.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Laptop/PC personal me pajisje përcjellëse.
  • Mbështetje në zhvillimin e vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve dhe me ekip fantastik.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 13.12.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Business Analyst

Data e skadimit

13.12.2022

Fusha

Financa

Qyteti

Prishtinë