Depoist
Data e skadimit
16.02.2020
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Veglave të Punës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Depoist, i cili do të jetë përgjegjës për mallin në depo.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë pranimin e porosive, të përgatis daljen e mallit nga depo dhe të organizoj liferimin e mallit.
- Të bëjë ngarkimin/shkarkimin e mallrave nga automjeti transportues edhe regjistrimin e tyre në depo.
- Të bëjë pranimin e mallit të importuar, të kontrolloj sasinë dhe gjendjen fizike të mallit mos është dëmtuar gjatë transporti.
- Të bëjë dërgesa të mallit tek klientët e kompanisë sipas nevojës.
- Të bëjë regjistrimin e mallrave në stok sipas kërkesës së kompanisë.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Minimum 1 vit përvojë pune si deposit apo punë të ngjashme.
- Aftësi të mira komunikimi me kolege dhe klientë.
- Aftësi të mira organizative për të punuar i pavarur dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office, Word & Excel.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Paga fillestare prej 350 Euro Neto.
- Orari i punës prej 08:00 deri më 16:30, nga e hëna deri të premten.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional.
- Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 16.02.2020. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.