Mundësi punësimi për pozitën e hapur - Dispeçer i Flotës - Mercurius

Dispeçer i Flotës

Data e skadimit

14.03.2019

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe pastrimit, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Dispeçer i Flotës, i cili do t’i ndihmoj flotës ne krijimin e rutave të transportit për te ulur koston e shpenzimeve dhe për të dërguar shërbimin te konsumatorët në kohë.

 PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë planifikimin e rutave ditore dhe të mbaj kontakte me shoferët gjate gjithë ditës.
  • Të bashkëpunoj me agjentet në qendrën e thirrjeve për të modifikuar rrugëtimet ditore me qellim që t’u përshtatet nevojave te klientëve.
  • Të veproj si urë ndërlidhëse mes qendrës se thirrjeve dhe shofereve në rruge.
  • Të krijoj marrëdhënie të forta me shoferet dhe klientët për të ulur stresin që vjen si pasojë e vonesave.
  • Të njoftoj menaxhmentin në lidhje me dështimin e ofrimit të shërbimit, parregullsinë apo papastërtinë e automjeteve, aksidentet dhe problemet e ndryshme të flotës.

 KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
  • Përvojë pune në shërbimin e flotës do të ishte avantazh.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar.
  • Njohuri për përdorimin e softuerëve kompjuterik.
  • Aftësi të mira në punë ekipore, sepse duhet të bashkëveprohet shumë ngushtë me kolegët në rrugë.
  • Aftësi për të përballuar punën nën presion dhe për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Pagë konkurruese.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe.

 APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 14.03.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Dispeçer i Flotës

Data e skadimit

14.03.2019

Fusha

Transport

Qyteti

Prishtinë