Mundësi punësimi për pozitën e hapur - Dizajner Grafik - Mercurius

Dizajner Grafik

Data e skadimit

27.03.2018

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjen e stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, produksion për media, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Dizajner Grafik, i cili do të merret me dizajn dhe foto editim.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të ketë njohuri të mira në IT, në veçanti softuerët për dizajnimin dhe editimin e fotografive.
  • Të jetë kreativ dhe inovativ në përdorimin e teknikave dhe metodave të artit vizual.
  • Të ketë njohuri teknike të konsiderueshme mbi konceptet e përgjithshme të dizajnit.
  • Të jetë i familjarizuar me trendet aktuale, ngjyrat dhe teknikat e dizajnit.
  • Në mënyrë profesionale të përcjell projektin deri në fund, duke i kushtuar rendësi kohës, kostos dhe
    përmbushjes së afateve.
  • Të jetë i saktë dhe i vëmendshëm në detaje.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet studime bachelor në Dizajn Grafik, Arte Vizuale, Multi-Media Dizajne apo ekuivalente.
  • Së paku 1 vit përvojë pune në fusha relevante.
  •  Preferohet trajnime në fushën e Dizajnit dhe Teknologjisë.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  •  Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
  •  Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur
    shpejtë në situata urgjente.

OFERTA:

  • Pagë atraktive.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal.

APLIKIMI: 

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 27.03.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Dizajner Grafik

Data e skadimit

27.03.2018

Fusha

Media

Qyteti

Prishtinë