Mundësi punësimi për pozitën - Dizajner Grafik - Mercurius

Dizajner Grafik

Data e skadimit

21.03.2021

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Agjencive të Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Dizajner Grafik, të cilët janë energjik, pozitiv dhe që mund t’i kryen detyra e punës në një midis dimanik.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të krijoj përmbajtje të dizajnit grafik me fokus në mediat sociale dhe brendit për klientë e kompanisë.
  • Të bëj përzgjedhjen e ngjyrave, shkronjave, fotografive dhe elementëve të tjerë të dizajnit për t’i interpretuar konceptet kreative.
  • Të ketë njohuri të mira në softuerët për dizajn dhe krijim te përmbajtjes.
  • Të jetë kreativ dhe inovativ në përdorimin e teknikave dhe metodave të artit digjital.
  • Të ketë njohuri teknike të konsiderueshme mbi konceptet e përgjithshme të dizajnit digjital.
  • Të jetë i familjarizuar me trendet aktuale, ngjyrat dhe teknikat e dizajnit digjital.

 KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet studime bachelor në dizajn grafik apo ekuivalente.
  • Së paku 1 vit përvojë pune në fushën e dizajnit grafik.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar.
  • Aftësi të mira në Photoshop dhe Illustrator (After Effects është përparësi).
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.

OFERTA:

  • Pagë fillestare 400 deri në 600 Euro varësisht prej përvojës.
  • Orar te plote te punës, prej të hënës deri të premten.
  • Laptop personal me pajisje përcjellëse.
  • Mbështetje te zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar me një ekip kreative dhe një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni me CV (në brendi të jetë linku i Portofolios) deri më datën 21.03.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Dizajner Grafik

Data e skadimit

21.03.2021

Fusha

Dizajn

Qyteti

Prishtinë