Mundësi punësimi për pozitën e hapur - Drejtor Kreativ - Mercurius

Drejtor Kreativ

Data e skadimit

27.03.2018

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjen e stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, produksion për media, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Drejtor Kreativ, i cili do të punojë ngushtë me ekipin kreativ dhe personelin e marketingut.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëj projektimin e përmbajtjeve sociale, digjitale dhe videove që identifikon një brend të caktuar dhe i bën njerëzit të flasin për të.
  • Të kuptoj procesin e punës me After Effects dhe / ose Adobe Premiere për të hartuar, redaktuar përmbajtjen e videove dhe animacioneve.
  • Të nxjerr dhe modifikoj fotot për postimet e drejtpërdrejta dhe të konceptoj pikat e përmbajtjes.
  • Të bashkëpunoj me anëtarët e tjerë të ekipeve krijuese.
  • Të merr pjesë në zhvillimin e ideve, të diskutoj koncepte dhe të merr udhëzime apo reagime nga palët në interes.
  • Të punoj ngushtë me departamentin e artit për të krijuar përmbajtje grafike origjinale për ueb-faqen e internetit të kompanisë, faqet e mediave sociale dhe materiale të tjera të marketingut.
  • Të komunikoj me menaxhmentin për të zhvilluar një estetikë dhe markë që reflekton idealet dhe vlerat kryesore të kompanisë.
  • Të zhvilloj koncepte artistike.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet Studime bachelor në Marketing apo ekuivalente.
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në rol udhëheqës të marketingut apo relevante.
  • Përvojë për konceptualizimin dhe përgatitjen e videove dhe animacioneve.
  • Njohuri gjithëpërfshirëse për proceset e dizajnimit të marketingut.
  • Aftësi të mira të komunikimit, programeve te dizajnit dhe përdorimit te kompjuterit
  •  Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.

OFERTA:

  • Pagë atraktive.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal.

APLIKIMI: 

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 27.03.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Drejtor Kreativ

Data e skadimit

27.03.2018

Fusha

Media

Qyteti

Prishtinë