Drejtor Menaxhues
Data e skadimit
22.04.2022
Qyteti
Pejë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e Qendrave Tregtare, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Drejtor Menaxhues, i cili do të përfaqësojë biznesin dhe do te jetë përgjegjës i të gjitha veprimeve ekonomike të përditshme të qendrës.
PËRGJEGJËSITË:
- Kandidati ideal për këtë pozitë duhet të ketë përvojë të dëshmuar në menaxhimin e biznesit, në cilësinë e Drejtorit.
- Të udhëheqë qendrën tregtare dhe marketin, duke menaxhuar eproret e secilit sektorë apo njësi.
- Të monitorojë sektorin e shitjes dhe marketingut për brendet që kompania ka ekskluzivitet për Kosovë.
- Të zhvillojë strategjinë për zgjerimin e veprimtarisë së biznesit, duke krijuar një ekip dhe bashkëpunëtorë të fuqishëm.
- Të negocojë dhe lidhë kontrata të shitjes me bashkëpunëtorë potencial.
- Të ndihmojë në rekrutimin e stafit të ri, të mbikëqyrë punën e menaxhmentit dhe të bëjë vlerësimin e performancës.
- Të punojë ngushtë me vijën e parë të shitjes për të kuptuar nevojat e klientëve të tyre, duke analizuar konkurrencën në treg.
- Të përgatisë raportet mujore dhe vjetore për menaxhmentin e lartë dhe aksionarët e kompanisë.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Diplomë universitare në ekonomik, administrim biznesi apo ekuivalente.
- Minimum 7 vite përvojë pune pozita udhëheqëse menaxheriale.
- Përvojë pune në industrinë e marketeve apo shitjes me pakicë.
- Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie bashkëpunuese brenda kompanisë, me klientë dhe partnerë.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Aftësi të fuqishme për të organizuar në mënyrë efektive, për të deleguar përgjegjësinë dhe për të zgjidhur problemet në mënyrë të shpejtë dhe efikase.
- Aftësi të lidershipit në marrjen e vendimeve, duke përfshirë menaxhimin e kohës në mënyrë efektive.
OFERTA:
- Pagë atraktive.
- Pagesë në bazë të performancës (bonuse).
- Automjet të kompanisë.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Sigurim shëndetësor.
- Mundësi për të krijuar një ekip fantastik rreth tij.
- Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe dhe brende ekskluzive.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 22.04.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.