Mundësi punësimi për pozitën e hapur - Drejtor Menaxhues - Mercurius

Drejtor Menaxhues

Data e skadimit

02.07.2019

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Drejtor Menaxhues, i cili do të përfaqësoj biznesin dhe do te jetë përgjegjës i të gjitha veprimeve ekonomike të përditshme.

 PËRGJEGJËSITË:

  • Kandidati ideal për këtë pozitë duhet të ketë përvojë të dëshmuar në menaxhimin e biznesit, në cilësi të Drejtorit.
  • Të monitoroj departamentin e shitjes së produkteve të marketingut, të brendeve që kompania ka ekskluzivet për Kosove.
  • Të zhvilloj strategjinë për zgjerimin e veprimtarisë së biznesit në Kosovë dhe rajon, duke krijuar një ekip dhe bashkëpunëtorë të fuqishëm.
  • Të punoj ngushte me zyrtaret e administratës dhe financave për te përgatitur buxhetin vjetor, për të analizuar rrezikun e investimeve, të këshilloj pronarin në lidhje me rrezikun dhe kthimin e investimeve.
  • Të ndihmoj në rekrutimin e stafit të ri, të mbikëqyr punën e menaxhmentit dhe të bëjë vlerësimin e performancës.
  • Të menaxhoj ngushtë partnerët për të kuptuar nevojat e tyre, duke analizuar konkurrencën në treg.

 KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë universitare në administrim biznesi apo ekuivalente.
  • Minimum 7 vite përvojë pune në lidership apo menaxhment.
  • Përvojë pune ne industrinë e marketingut apo shitjes me shumicë.
  • Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie bashkëpunuese brenda kompanisë, me klientë dhe partnerë.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi të fuqishme për të organizuar në mënyrë efektive, për të deleguar përgjegjësinë dhe për të zgjidhur problemet shpejt.
  • Aftësi të lidershipit efektive në marrjen e vendimeve, duke përfshirë menaxhimin e kohës në mënyrë efektive.

OFERTA:

  • Pagë rreth 1,500€.
  • Pagesë në bazë të performancës (bonuse).
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mundësi për të krijuar një ekip fantastik.
  • Mundësi për ta zgjeruar tregun në tërë Kosovën dhe rajon.

 APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 02.07.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Drejtor Menaxhues

Data e skadimit

02.07.2019

Fusha

Menaxhment

Qyteti

Prishtinë