Drejtor Teknik
Data e skadimit
09.12.2018
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit/motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjen e stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, Byro Projektuese, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Drejtor Teknik.
PËRGJEGJËSITË:
- Të mbikëqyrë ciklin e secilit projekt nga koncepti në përfundim, me theks të veçantë në qëndrueshmërinë teknike dhe efikasitetin e resurseve.
- Të zhvilloj dhe rishikoj raportet e punës, të cilat duhet të përfshijnë vlerësime të sakta të kohës dhe të kostos.
- Të zbatoj specifikimet arkitekturale dhe funksionale për secilin projekt.
- Të bashkëpunoj me ekipin tonë të dizajnimit për të krijuar maketa të sakta e të detajuara për miratimin e klientit.
- Të takohet me klientë për të definuar dhe vlerësuar kërkesat, strategjinë dhe nevojat e tyre.
- Të analizoj kërkesat e projektit dhe të propozoj alternativat e duhura për të siguruar kënaqësinë e klientit.
- Të zbatoj standardet e punës te të gjithë punonjësit e departamentit të projekteve.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Diplomë e nivelit master në Inxhinieri të Ndërtimtarisë, Arkitekturë apo ekuivalent.
- Përvojë pune së paku 5 vite në menaxhimin e projekteve të dizajnimit dhe ndërtimit, përfshirë udhëheqjen e stafit.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Njohuri në përdorimin e AutoCad, ArchiCad dhe paketës Microsoft Office.
- Njohuri të procedurave në dorëzimin e projekteve për leje ndërtimi.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Paga bruto 900€.
- Mundësi për zhvillim të projekteve në tregun Evropian.
- Mundësi për të punuar me ekipin fantastik.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 09.12.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.