Agjent i Blerjes – Auto
Expiration date
19.03.2020
City
Prishtinë – Vushtrri
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Auto Salloneve, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjent i Blerjes.
PËRGJEGJËSITË:
- Të komunikoj në telefon me auto shitësit partner për blerjen e automjeteve jashtë vendit si Gjermania, Italia, etj.
- Të informohet në lidhje me pajisjet e veturave, gjendjen aktuale, të negocioj çmimin dhe të realizoj blerjen e veturave.
- Të bëjë kontrollimin e automjeteve nëse janë dëmtuar gjatë transportit.
- Të asistoj kolegët e shitjes nganjëherë në prezantimin e veturave te klientët.
- Të përgatis kontratën (gatshme) për shitjen e veturave me klientë.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Minimum 1 vit përvojë pune në industrinë e automjeteve.
- Njohuri elementare të pjesëve përbërëse të automjeteve.
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal në gjuhën angleze (gjuha gjermane përparësi).
- Aftësi të mira të komunikimit për negocijim dhe blerje.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office, Word & Excel.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Pagë fillestare prej 500€ Neto.
- Orari i punës prej 08:00 deri më 18:00, nga e hëna deri të premten.
- Telefon modern dhe kompensim te shpenzimeve.
- Kompjuter personal me pajisje përcjellëse.
- Mundësi për të punuar në ambient fantastik.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 19.03.2020. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.