Mundësi punësimi për pozitën - Agjente e Shitjes Telefonike - Mercurius

Agjente e Shitjes Telefonike

Expiration date

14.03.2019

City

Prishtinë

NR. I POZITAVE: 2

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe pastrimit, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjente e Shitjes Telefonike.

 PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë pranimin e thirrjeve telefonike në lidhje me kërkesat e klientëve për shërbimet e mirëmbajtjes dhe pastrimit që i ofron kompania.
  • Të bëjë prezantimin e shërbimeve në mënyrë të detajuar me qëllim që të kuptoj nevojat e klientëve dhe të përgatis ofertat komfor kërkesave të tyre.
  • Të bëjë prezantimin e shërbimeve shtesë, risitë dhe ofertat që kompania mund t’i kryej në të njëjtën kohë.
  • Të informoj klientët se me çfarë produkte dhe teknologji të reja i kryen punët kompania.
  • Të marr të gjitha informacionet e sakta për klientin, lokacionin dhe nevojat e tyre t’i regjistroj në sistem për t’i përcjellur te punëkryesit.

 KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor.
  • Përvojë pune në pranimin e thirrjeve telefonike për shitje dhe shërbim ndaj klientëve.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhen shqipe (përparësi angleze).
  • Njohuri për përdorimin e softuerëve kompjuterik.
  • Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.

OFERTA:

  • Pagë konkurruese.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe.

 APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 14.03.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apply below:

Position

Agjente e Shitjes Telefonike

Expiration date

14.03.2019

Fields

Shitje

City

Prishtinë