Dizajner Grafik
Expiration date
21.03.2021
City
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Agjencive të Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Dizajner Grafik, të cilët janë energjik, pozitiv dhe që mund t’i kryen detyra e punës në një midis dimanik.
PËRGJEGJËSITË:
- Të krijoj përmbajtje të dizajnit grafik me fokus në mediat sociale dhe brendit për klientë e kompanisë.
- Të bëj përzgjedhjen e ngjyrave, shkronjave, fotografive dhe elementëve të tjerë të dizajnit për t’i interpretuar konceptet kreative.
- Të ketë njohuri të mira në softuerët për dizajn dhe krijim te përmbajtjes.
- Të jetë kreativ dhe inovativ në përdorimin e teknikave dhe metodave të artit digjital.
- Të ketë njohuri teknike të konsiderueshme mbi konceptet e përgjithshme të dizajnit digjital.
- Të jetë i familjarizuar me trendet aktuale, ngjyrat dhe teknikat e dizajnit digjital.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet studime bachelor në dizajn grafik apo ekuivalente.
- Së paku 1 vit përvojë pune në fushën e dizajnit grafik.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar.
- Aftësi të mira në Photoshop dhe Illustrator (After Effects është përparësi).
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
OFERTA:
- Pagë fillestare 400 deri në 600 Euro varësisht prej përvojës.
- Orar te plote te punës, prej të hënës deri të premten.
- Laptop personal me pajisje përcjellëse.
- Mbështetje te zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar me një ekip kreative dhe një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 21.03.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.