IT Help Desk
Expiration date
17.11.2019
City
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit/motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Teknologjisë Informative, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën IT – Teknik i Help Desk-ut, të cilët do të ofrojnë asistencë teknike të shpejtë për sistemet kompjuterike dhe pajisjet e rrjetës.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë pranimin e kërkesave të klientëve që kërkojnë ndihmë teknike përmes telefonit, e-mail-it, chat-it, rrjeteve sociale dhe sistemit të tiketimit.
- Të bëjë identifikimin e problemit të klientëve nga distanca përmes pyetjeve përkatëse.
- Të ofroj këshilla për t’i zgjedhur problemet e lehta që të mos ketë nevojë të intervenohet fizikisht te klienti.
- Të bëjë delegimin e çështjeve të pazgjidhura në nivelin më të lartë të personelit mbështetës.
- Të mirëmbaj regjistrin e ngjarjeve, zgjidhjen e problemeve dhe të nxjerr raporte nga sistemi.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Përvojë bazike si teknik i help desk-ut ose të ngjashme.
- Njohuri elementare të sistemit kompjuterik Windows 7/10, MS Office, pajisjeve të rrjetës dhe produkteve tjera të teknologjisë.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze bazike përparësi).
- Aftësi të mira organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Pagë atraktive.
- Orari i punës prej të hënës deri të premten.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar me ekip fantastik.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 17.11.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.