Mundësi punësimi për pozitën - Real Estate Agent - Mercurius

Real Estate Agent

Expiration date

10.03.2021

City

Prishtinë

NR. I POZITAVE: 2

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industri të Patundshmërive, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Real Estate Agent.

 PËRGJEGJËSITË:

  • Të del në teren dhe të siguroj oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka.
  • Të bëjë negocimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin e shitjes ose qira dhënies.
  • Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetin dhe kufizimet gjeografike.
  • Të përgatis përmbajtjen tekstuale të të dhënave të pronës së bashku me fotografitë dhe t’i postoj në sistemin online të shitjes.
  • Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për praktikat më të mira dhe strategjitë e çmimeve.
  • Të përpilojë raportin e shitjeve.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor në Patundshmëri apo Administrim Biznesi).
  • Përvojë pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Personalitet i afërt për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë pronat e ëndrrave të tyre.
  • Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

OFERTA:

  • Paga bazë fillestare prej 350 Euro Neto.
  • Bonusi atraktiv varësisht nga realizimi i shitjes në përqindje.
  • Orari i punës prej 09:00 deri 16:00, nga e hëna deri të premten.
  • Telefon dhe kompensim të shpenzimeve të tij.
  • Automjeti i kompanisë në dispozicion.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me zgjerim në tregun e Ballkanit.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 10.03.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apply below:

Position

Real Estate Agent

Expiration date

10.03.2021

Fields

Shitje

City

Prishtinë