Zyrtar i Rrjeteve Sociale
Expiration date
02.09.2018
City
Prishtinë
NR. I POZITAVE: 2
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes se stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, një ndër më të mirat në industrinë e marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zyrtar i Rrjeteve Sociale. Aplikanti ideal duhet të ketë njohuri të mira të mediave digjitale, duke përfshirë faqet e ndryshme të rrjeteve sociale.
PËRGJEGJËSITË:
- Të jetë përgjegjës për kampanjat e super brendeve botërore në rrjetet sociale.
- Të bëj krijimin dhe implementimin e kampanjave në koordinim me punëdhënësin dhe kërkesat e klientit.
- Të krijoj përmbajtje kalendarike në baza javore dhe mujore për brendet e kompanisë.
- Të monitoroj statistikat me ekipin e rrjeteve sociale dhe të kontribuoj në konceptimin e ideve kreative.
- Të krijoj përmbajtje që tërheqin vëmendjen e audiencës së caktuar në rrjetet sociale.
- T`i ofroj mbështetje ekipit tonë të marketingut në ngjarjet e drejtpërdrejta dhe online.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë te përfunduara studimet bachelor.
- Preferohet eksperience 1+ vite ne rrjetet sociale/marketing.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Njohje e hollësishme e punës se Facebook, Instagram dhe YouTube.
- Përvojë me analizat e rrjeteve sociale, duke përfshirë Google Analytics dhe Facebook Insights.
- Preferohet te ketë njohuri bazike ne Photoshop, te paketës Microsoft Office.
OFERTA:
- Orar i plotë nga e hëna deri të premten.
- Pagë atraktive.
- Sigurim shëndetësor.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm profesional.
- Mundësi për te punuar dhe prezantuar super brende botërore.
- Ata që kërkojnë të fitojnë përvojë të vlefshme në rrjetet sociale me një kompani prestigjioze, inkurajohen të aplikojnë.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 02.09.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.