- Ftesë për Shprehje Interesimi - Mercurius

Ftesë për Shprehje Interesimi

Data e skadimit

08.02.2022

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. “RECONOMY” është program rajonal gjithëpërfshirës që mbështet zhvillimin ekonomik, shkathtësitë, dijen dhe zhvillimin ndërmjetësues në Ballkanin Perëndimor. Ky program financohet nga Swedish International Development Cooperation Agency – SIDA dhe zbatohet nga Swiss Intercooperation – HELVETAS në partneritet me Help – Hilfe zur Selbsthilfe.

Në kuadër të programit RECONOMY, Melita & Partners në partneritet me Help – Hilfe zur Selbsthilfe implementon projektin “Becoming Freelance Digital Accountant” që mbështet shkathtësitë dhe dijen për të krijuar Freelancers që do të punojnë nga shtëpia duke ofruar shërbime të kontabilitetit kudo në botë përmes QuickBooks Online.

Me qëllim të ofrimit të trajnimeve dhe zhvillimit të mundësive të reja për Freelancers, Melita & Partners shpall thirrje publike për Trajnim të Trajnerëve (ToT), të cilët do të përgatiten për të trajnuar kandidatët e interesuar për programin “Becoming Freelance Digital Accountant”.

PËRGJEGJËSITË:

  • Mban trajnimet sipas kurrikulës së përgatitur për “Becoming Freelance Digital Accountant”;
  • Bashkëpunon me ekipin e trajnimeve të Melita & Partners për të vlerësuar, dizajnuar dhe zhvilluar komponentet e trajnimit;
  • Monitoron dhe vlerëson performancën e kandidatëve;
  • Raporton për ecurinë e trajnimeve;
  • Komunikon në mënyrë efektive me partnerët e biznesit dhe ekipin;
  • Mban evidencat e pjesëmarrjes së kandidatëve në trajnim. 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të paktën 5 vite eksperiencë profesionale si kontabilist;
  • Të paktën 3 vite eksperiencë në përdorim të QuickBooks;
  • Përvojë paraprake në ligjërim konsiderohet përparësi;
  • Njohuri të gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohuri të paketës Office.

MUNDËSITË:

  • Mentorim të vazhdueshëm pas certifikimit si ToT;
  • Mundësi e shkëlqyer për punë të vazhdueshme nëpërmjet trajnimeve;
  • Mbështetje në zhvillimin e vazhdueshëm personal. 

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e projektit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 08.02.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Ftesë për Shprehje Interesimi

Data e skadimit

08.02.2022

Fusha

Kontabilitet

Qyteti

Prishtinë