Graphic Designer
Data e skadimit
29.12.2019
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit/motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Marketingut Digjital, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Graphic Designer.
PËRGJEGJËSITË:
- Të ketë njohuri të mira në softuerët për dizajn dhe krijim te përmbajtjes.
- Të jetë kreativ dhe inovativ në përdorimin e teknikave dhe metodave të artit digjital.
- Të ketë njohuri teknike të konsiderueshme mbi konceptet e përgjithshme të dizajnit digjital.
- Të jetë i familjarizuar me trendet aktuale, ngjyrat dhe teknikat e dizajnit digjital.
- Të jetë i saktë dhe i vëmendshëm në detaje.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet studime bachelor në dizajn grafik apo ekuivalente.
- Së paku 1 vit përvojë pune në fusha relevante.
- Preferohet trajnime te përfunduara në fushën e dizajnit digjital dhe kreativitetit.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Aftësi të mira në Adobe Creative Suite, Photoshop, InDesign, Illustrator.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
OFERTA:
- Pagë atraktive.
- Orar te plote te punës, prej të hënës deri të premten.
- Sigurim shëndetësor.
- Kompensim te shpenzimeve të
- Laptop personal me pajisje përcjellëse.
- Mbështetje te zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 29.12.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.