Inxhinier / Teknik
Pozita
INXHINIER / TEKNIK
Data e skadimit
20.02.2018
Fusha
Inxhinier
Grupimi Profesional
Inxhinier dhe teknik i elektroteknikës
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjen e stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën e Inxhinier / Teknik, i cili do të projektoj, montoj, instaloj dhe konfiguroj sistemet elektronike që i ofron klienti.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëj dizajnimin e projekteve për instalimin e centraleve telefonike apo sistem radio-lidhjeve.
- Të bëj montimin dhe konfigurimin e centraleve telefonike, radio-sistemeve, sistemeve të zërimit dhe përkthimit simultan, sistemeve te video vëzhgimit, linqeve mikrovalore, sistemeve të sigurisë dhe mbrojtjes kundër vjedhjes, sistemeve të alarmit kundër zjarrit, instalime të rrjeteve telefonike dhe LAN.
- Të jetë në gjendje të kuptojë sistemet e thjeshta softuerike për konfigurimin e sistemeve që oferton kompania.
- Të organizojë dhe menaxhojë operacionet e përditshme dhe të përgatitë raporte rutinore për punët dhe shërbimet e përfunduara te klienti.
- Me kohë duke u zhvilluar mund të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg për ta përkrahur stafin e shitjes me informacionet e nevojshme për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të reja.
- Të kuptoj, analizoj dhe hulumtoj problemet e natyrës komplekse me klientë dhe të sjellë rekomandime dhe vendime për zgjidhjen e tyre.
- Përgjegjës për edukimin e vazhdueshëm lidhur me produktet e prodhuesve të caktuar.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Diplomë e nivelit bachelor në Inxhinieri, Informatikë apo ekuivalente.
- Përvoja e punës në fusha relevante.
- Certifikata për trajnime profesione si Cisco, Panasonic, Motorola, Ceragon, Brahler apo ekuivalent do të kenë përparësi.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Njohuri në përdorimin e sistemit operativ Microsoft Windows dhe paketës Microsoft Office.
- Patentë shoferi valide dhe së paku 1 vit përvojë.
- Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
OFERTA:
- Pagë atraktive.
- Pagesë në bazë të performancës.
- Kompensimi i shpenzimit të ushqimit në punë.
- Sigurim shëndetësor.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 20.02.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.