IT Help Desk
Data e skadimit
05.12.2021
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Teknologjisë Informative, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën IT Help Desk.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë pranimin e kërkesave të klientëve që kërkojnë ndihmë teknike përmes telefonit, e-mail-it dhe sistemit të tiketimit.
- Të bëjë identifikimin e problemit të klientëve nga distanca përmes pyetjeve përkatëse.
- Të ofroj këshilla për t’i zgjedhur problemet e lehta që të mos ketë nevojë të intervenohet fizikisht te klienti.
- Të bëjë delegimin e çështjeve të pazgjidhura në nivelin më të lartë të personelit mbështetës.
- Të mirëmbaj regjistrin e ngjarjeve, zgjidhjen e problemeve dhe të nxjerr raporte nga sistemi.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor).
- Përvojë bazike si teknik i IT-së ose të ngjashme.
- Certifikata për trajnime profesione si Microsoft, Cisco, MikroTik apo ekuivalent (përparësi).
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze bazike përparësi).
- Aftësi të mira organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
- Patentë shoferi valide dhe së paku 1 vit përvojë.
OFERTA:
- Pagë atraktive.
- Orari i punës prej 09:00 deri më 17:00, nga e hëna deri të premten.
- Telefon dhe kompensim te shpenzimeve.
- Kompjuter personal me pajisje përcjellëse.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar me ekip fantastik.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 05.12.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.