Mundësi punësimi për pozitën e hapur - IT Help Desk - Mercurius

IT Help Desk

Data e skadimit

17.11.2019

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit/motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Teknologjisë Informative, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën IT – Teknik i Help Desk-ut, të cilët do të ofrojnë asistencë teknike të shpejtë për sistemet kompjuterike dhe pajisjet e rrjetës.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë pranimin e kërkesave të klientëve që kërkojnë ndihmë teknike përmes telefonit, e-mail-it, chat-it, rrjeteve sociale dhe sistemit të tiketimit.
  • Të bëjë identifikimin e problemit të klientëve nga distanca përmes pyetjeve përkatëse.
  • Të ofroj këshilla për t’i zgjedhur problemet e lehta që të mos ketë nevojë të intervenohet fizikisht te klienti.
  • Të bëjë delegimin e çështjeve të pazgjidhura në nivelin më të lartë të personelit mbështetës.
  • Të mirëmbaj regjistrin e ngjarjeve, zgjidhjen e problemeve dhe të nxjerr raporte nga sistemi.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
  • Përvojë bazike si teknik i help desk-ut ose të ngjashme.
  • Njohuri elementare të sistemit kompjuterik Windows 7/10, MS Office, pajisjeve të rrjetës dhe produkteve tjera të teknologjisë.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze bazike përparësi).
  • Aftësi të mira organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Pagë rreth 350€.
  • Orari i punës prej të hënës deri të premten.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar me ekip fantastik.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 17.11.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

IT Help Desk

Data e skadimit

17.11.2019

Fusha

Informatikë -IT

Qyteti

Prishtinë