Mundësi punësimi për pozitën e hapur - Kamarier/e - Mercurius

Kamarier/e

Data e skadimit

28.07.2018

Qyteti

Prishtinë

NR. I POZITAVE: 3

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjen e stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, lider në rrjetin e restoranteve ushqimore, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Kamarier/e, që është përgjegjës për marrjen e porosive dhe shërbimin e klientëve.

PËRGJEGJËSITË:

  • Kërkojmë që kandidatet të jenë të përkushtuar për të ofruar shërbime të shkëlqyera, të kenë qasje miqësore dhe ta duan punën ekipore.
  • Të sigurohet se çdo klient merr shërbim të jashtëzakonshëm dhe të shpejtë gjatë gjithë kohës.
  • Të jetë i saktë në marrjen e porosive, duke siguruar që ushqimi dhe pijet të shërbehen te klientët në kohë.
  • Të mirëmbaj pastërtinë e tavolinave, hapësirës së punës dhe depos sipas standardeve të kompanisë.
  • Të sigurohet se pranon nga kuzhina ushqimin e përgatitur dhe paraqitur sipas standardeve te kompanisë.

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të përfunduar shkollimi e mesëm (preferohet studime bachelor).
  • Së paku 1 vit përvojë pune në fusha relevante.
  • Aftësi të mira në kalkulim/matematike.
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.
  • Aftësi për të komunikuar lehtësisht me njerëzit e të gjitha niveleve.
  • Aftësi për të përballuar punën nën presion dhe për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.

 

OFERTA:

  • Pagë atraktive.
  • Kompensimi i ushqimit në punë.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe qe i njeh vlerat e punëtorëve.
  • Mundësi për të punuar me ekipin fantastik dhe kreativ.

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 28.07.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Kamarier/e

Data e skadimit

28.07.2018

Fusha

Gastronomi

Qyteti

Prishtinë