Kameraman
Data e skadimit
18.10.2018
Qyteti
Prishtinë
NR. I POZITAVE: 5
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, Produksion për media, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Kameraman.
PËRGJEGJËSITË:
- Përgjegjës për funksionimin e kamerave televizive në transmetime të drejtpërdrejta.
- Të operoj me softuerët kompjuterik për ta incizuar një ngjarje të drejtpërdrejtë.
- Të jetë i gatshëm të punoj në fundjavë apo festa nëse është e nevojshme.
- Të operoj me ndriçim në ambiente të hapura dhe brenda në studio.
- Të bëj bartjen e te gjitha pajisjeve dhe kabllove te nevojshme për performimin e punës.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të përfunduar shkollimin e mesëm (preferohet studime bachelor).
- Të ketë përvoje të pune me kamera profesionale në transmetime të drejtpërdrejta.
- Preferohet te ketë njohuri te punës në video montazhe.
- Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’i kryer punët në afat.
OFERTA:
- Orar i plotë.
- Pagë atraktive.
- Mundësi për t’u avancuar profesionalisht.
- Mundësi për të punuar me super brende vendore e botërore dhe me një ekip fantastik e kreativ.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 11.10.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.