Konsulent i Shitjes – Qeramikë
Data e skadimit
09.11.2018
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, lider i inovacioneve në Industrinë e Qeramikës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Konsulent i Shitjes.
PËRGJEGJËSITË:
- Të kompletoj studimin e produkteve te qeramikës për një kohë jo shumë të gjatë.
- Të bashkëpunoj me stafin me energji pozitive, komunikim efikas, zgjidhje të shpejtë të problemeve dhe të demonstroj integritet të lartë.
- Të zhvilloj dhe të implementojë kulturë në standardin më të lartë në Showroom.
- Të ofroj shërbim profesional për konsumatorë individual, arkitektë, dizajnerë dhe projektues në Showroom.
- Të demonstroj fokus te konsumatorët dhe pasion për secilin shërbim.
- Të bashkëpunoj me klientët potencial edhe jashtë Showroom-it, që të arrihen qëllimet e kompanisë.
- Të ofroj servis të veçantë për secilin klientë, duke u siguruar që çdo kërkese e tyre të merret parasysh dhe të trajtohet me korrektësi e pasion.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Kandidatët të kenë diplomë universitare.
- Përvojë pune në shitje minimum 2 vite.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Mbështetje me trajnime për zhvillimin tuaj të vazhdueshëm profesional.
- Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe që njeh vlerat e punëtorëve.
- Mundësi për të punuar me ekip fantastik.
- Orari nga e hëna deri të shtunën.
- Pagesa konkuruese.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 09.11.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.