Mundësi punësimi për pozitën - Kontabilistit - Mercurius

Kontabilistit

Data e skadimit

20.08.2021

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Kontabilitetit dhe Konsulencës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën e Kontabilistit 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë menaxhimin e ekipit dhe të organizoj punën e departamentit për ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit për klientët në Kosovë dhe jashtë vendit (outsource).
  • Të ofroj këshilla tatimore për klientët.
  • Të bëjë prodhimin e raporteve menaxheriale dhe të prezantoj rezultatet e tyre te klientët.
  • Të bëjë analizimin dhe interpretimin e pasqyrave financiare.
  • Të bëjë identifikimin e gabimeve dhe të ofroj sugjerime për të përmirësuar efikasitetin.
  • Të ndihmoj ekipin në kontrollimin dhe deklarimin tatimor.
  • Të përgatis pasqyrat financiare sipas SNK/SNRF.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë e nivelit bachelor ose master në Kontabilitet, Financa apo ekuivalente.
  • Të ketë të përfunduar nivelin e parë në SCAAK, KAF (e preferuar Kontabilist i Çertifikuar).
  • Minimum 3 vite përvojë pune në kompani qe ofrojnë shërbime të kontabilitetit dhe financave.
  • Njohuri të theksuar të paketës Microsoft Office dhe softuerëve financiarë QuickBooks, Xero, Navision ose të ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën angleze (obligative për komunikim me klientë të jashtëm).
  • Aftësi analitike për zgjedhjen e problemeve.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

OFERTA:

  • Paga atraktive.
  • Orari i punës prej 08:00 deri 16:30, nga e hëna deri të premten.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Laptop/PC personal me pajisje përcjellëse.
  • Mbështetje në zhvillimin e vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve dhe me ekip fantastik.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 20.08.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Kontabilistit

Data e skadimit

20.08.2021

Fusha

Financa

Qyteti

Prishtinë