Mundësi punësimi - Koordinator i Marketingut - Mercurius

Koordinator i Marketingut

Data e skadimit

27.02.2022

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, i cili është importues dhe distributor ekskluziv i disa prej markave më të mëdha në Industrinë e Veturave, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Koordinator i Marketingut. Ai ose ajo do të jetë përgjegjës për përkrahjen dhe shtytjen e ekipit të marketingut për të realizuar kampanjat e marketingut. 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëj koordinimin e marketingut mes kompanisë dhe agjencive apo partnerëve të jashtëm të marketingut me të cilat kompania ka marrëveshje bashkëpunimi.
  • Të krijoj përmbajtjet të reja për komunikim me jashtë.
  • Të kontribuoj me ide në krijimin e përmbajtjeve me përgjegjësi sociale dhe kampanja specifike ditore.
  • Të kontrolloj buxhetin e marketingut duke kërkuar llogari nga portalet dhe radiot që kompania ka të kontaktuara.
  • Të jep ide për materiale e marketingut dhe pamjen e auto-sallonit në brendi.
  • Të bëj mbledhjen dhe analizën e të dhënave nga fushatat e marketingut. 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohen studimet bachelor në Marketing apo ekuivalente.
  • Preferohet 1 vit përvojë pune në rolin e marketingut apo relevante.
  • Energjik dhe i/e shkathët që të komunikojë lehtësisht me të gjithë grupet e interesit.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikuese dhe prezantuese.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup.

OFERTA:

  • Paga atraktive.
  • Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, të shtunën prej orës 08:00 deri në ora 16:00, një të shtunë punohet dhe një nuk punohet.
  • Laptop personal me pajise përcjellëse.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Transport i organizuar deri në vendin e punës dhe anasjelltas.
  • Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe, ekip profesionist dhe brende ekskluzive. 

APLIKIMI:

Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 27.02.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Koordinator i Marketingut

Data e skadimit

27.02.2022

Fusha

Marketing

Qyteti

Prishtinë