Koordinator i Servisit
Data e skadimit
25.07.2021
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Auto-Salloneve, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Koordinator i Servisit, i cili do të jetë person ndërmjetësues mes klientit dhe servisit të automjeteve.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë pranimin e kërkesave të pas-shitjes nga klientët që kanë blerë automjete të reja.
- Të kuptoj mirë kërkesat e secilit klient dhe të përgatis kërkesën me informacione të plota për riparim.
- Të bëjë caktimin e termineve të servisit të rregullt në qendrën e servisit të autorizuar në Maqedoni.
- Të asistoj klientët kur automjetet e tyre prishen në rrugë brenda apo jashtë vendit, të kontaktoj asistencën rrugore dhe servisin e autorizuar më të afërt nga lokacioni i prishjes.
- Të bëjë rekomandimin e mirëmbajtjes te klientët sipas specifikacioneve të prodhuesit dhe të këshilloj klientët për konsekuencat nëse nuk bëhen mirëmbajtja dhe riparimet në kohë.
- Të bëjë inspektimin e automjeteve të reja që arrijnë nga prodhuesi nëse janë dëmtuar gjatë transportit.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Minimum 1 vite përvojë pune në industrinë e automjeteve.
- Njohuri elementare të pjesëve përbërëse të automjeteve.
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit të shkruar në gjuhën serbo-kroate dhe angleze (obligative).
- Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Pagë 400 Euro Neto.
- Orari i punës prej 08:00 deri më 18:00, nga e hëna deri të shtunën.
- Telefon modern dhe kompensimi i shpenzimeve.
- Laptop personal me pajisje përcjellëse.
- Mundësi për të punuar në ambient fantastik.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 25.07.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.