Menaxher i Dyqanit
Data e skadimit
21.11.2021
Qyteti
Fushë Kosovë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher i Dyqanit, i cili do të mbikëqyrë të gjitha operacionet e përditshme të dyqanit.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë mbikëqyrjen e operacioneve ditore, organizimin e dyqanit si dhe do të zbatojnë strategjinë e shitjes sipas kërkesës së menaxhmentit.
- Të bëjë rishikimin e rregullt të shitjeve në dyqani për t’i arritur targetet e shitjes dhe stokut.
- Të mbikëqyr procesin e ekipeve të shitjes.
- Të ndihmoj stafit në procesin e punës dhe të vlerësoj performancën e tyre.
- Të kuptoj nevojat e klientëve dhe t’ju rekomandoj produktet alternative.
- Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Diplomë e nivelit bachelor në biznes dhe menaxhment apo ekuivalente.
- Minimum 3 vite përvojë pune në shitje.
- Aftësi të mira të komunikimit për negocim dhe shitje.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
OFERTA:
- Paga rreth 600 euro.
- Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, të shtunën pre 09:00 deri ne ora 16:00.
- Sigurim shëndetësor.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal.
- Mundësi për të punuar me ekipin fantastik.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 21.11.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.