Mundësi punësimi për pozitën - Menaxher i Dyqanit - Mercurius

Menaxher i Dyqanit

Data e skadimit

05.01.2020

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Dekoreve Shtëpiake, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher i Dyqanit, që do të mbikëqyrë të gjitha operacionet e përditshme të dyqanit.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë mbikëqyrjen e operacioneve ditore, organizimin e dyqanit, si dhe të udhëheqë aktivitetet e shitjes së bashku me ekipin e shitjes.
  • Të bëjë monitorimin e produkteve të shitura për të kuptuar më mire shprehitë dhe nevojat e klientëve.
  • Të sigurohet që produktet e shitura të zëvendësohen me ato që janë në depo.
  • Të dëgjoj me vëmendje klientët për të kuptuar nevojat e tyre dhe t’u rekomandoj produktet alternative.
  • Të trajtoj me kujdes ankesat e klientëve ndaj shërbimit apo produkteve.
  • Të ndihmoj në rekrutimin e stafit të ri, t’u mësoj punën atyre dhe të bëjë vlerësimin e performancës.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë e nivelit bachelor në Ekonomi, Biznes dhe Menaxhment apo ekuivalente.
  • Minimum 2 vite përvojë pune në rolin e udhëheqësit në sektor të shitjes me pakicë.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi të shkëlqyeshme në vendimmarrje.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Paga fillestare prej 600 deri ne 800 euro varësisht prej përvojës.
  • Orari i punës fleksibil me 40 orë në javë, prej të hënës deri të dielën, me 1 ditë pushim në javë.
  • Mundësi për të punuar në një kompani evropiane që i njeh vlerat e punëtorëve dhe me ekip fantastik.

APLIKIMI: Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 05.01.2020. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Menaxher i Dyqanit

Data e skadimit

05.01.2020

Fusha

Shitje

Qyteti

Prishtinë