Mundësi punësimi - Menaxher i Dyqanit/Menaxher i Shitjes - Mercurius

Menaxher i Dyqanit/Menaxher i Shitjes

Data e skadimit

04.11.2018

Qyteti

Prishtinë/Prizren

NR. I POZITAVE: 2

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, pionier në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher i Dyqanit/Menaxher i Shitjes, i cili do të mbikëqyrë të gjitha operacionet e përditshme të dyqanit.

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë mbikëqyrjen e operacioneve ditore, organizimin e dyqanit si dhe do të zbatojnë strategjinë e marketingut dhe reklamimit sipas kërkesës së menaxhmentit.
  • Të bëjë rishikimin e rregullt të të dhënave të përditshme financiare dhe tremujore të shitjes për të siguruar që dyqani dhe stafi janë duke përmbushur objektivat e tyre financiare.
  • Të mbikëqyr procesin e ekipeve të shitjes.
  • Të ndihmoj në rekrutimin e stafit të ri, t’ju mësoj punën atyre dhe të bëjë vlerësimin e performancës.
  • Të menaxhoj ngushtë partnerët për të kuptuar nevojat e tyre dhe t’ju rekomandoj produktet alternative.
  • Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë e nivelit bachelor në Ekonomi, Biznes dhe Menaxhment apo ekuivalente
  • Minimum 3 vite përvojë pune në shitje.
  • Aftësi të mira të komunikimit për negocijim dhe shitje.
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
  • Patentë shoferi valide.

 

OFERTA:

  • Paga rreth 700 euro.
  • Pagesë në bazë të performancës (bonuse).
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal.
  • Mundësi për të punuar me ekipin fantastik.

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 04.11.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Menaxher i Dyqanit/Menaxher i Shitjes

Data e skadimit

04.11.2018

Fusha

Marketing

Qyteti

Prishtinë/Prizren