Menaxher i Financave - Mercurius

Menaxher i Financave

Data e skadimit

03.11.2022

Qyteti

Prishtine

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Sigurimit, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher i Financave.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë kontrollimin e operacioneve të departamentit financiar të kompanisë duke përfshirë krijimin dhe rishikimin e politikave, buxhetimin, kryerjen e vlerësimeve të rregullta të procedurave financiare.
  • Të kryej procedurat e detyrave të menaxhimit financiar duke përfshirë gjenerimin e të dhënave financiare, përpilimin dhe paraqitjen e raporteve.
  • Të kryej rishikimin dhe auditimin e zhvillimit të financave të kompanisë.
  • Të monitorojë dhe kontrollojë raportimet e llogarive mujore dhe vjetore duke zbatuar standardet e raportimit tatimor dhe financiar.
  • Të mbajë takime të rregullta me ekipin për vendimet që merren lidhur me financat e kompanisë.
  • Të marrë pjesë në ndërmjetësimin ndërmjet kompanisë, punonjësve, palëve të interesuara, aksionerëve dhe investitorëve për çështjet financiare për zgjidhjen miqësore.
  • Të bëjë kontrollimin e llogarive e pagueshme / të arkëtueshme, librit kryesor, listat e pagave dhe shërbimeve, analizën e variancës së të ardhurave dhe shpenzimeve, monitorimin e stoqeve etj.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë e nivelit Bachelor ose Master në Kontabilitet, Financa apo ekuivalente.
  • Të ketë të përfunduar nivelin e parë në SCAAK, KAF (e preferuar Kontabilist i Certifikuar).
  • Minimum 4 vite përvojë pune në menaxhimin e financave.
  • Përvojë në gjenerimin e raporteve menaxheriale.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale.
  • Njohuri të theksuar të paketës Microsoft Office dhe softuerëve financiarë.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi analitike për zgjedhjen e problemeve.

OFERTA:

  • Paga rreth 1,500 €.
  • Orari i punës e hënë – e premte, prej 08:00 deri 17:00.
  • Laptop/PC personal me pajise përcjellëse.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe dhe ekip profesionist

APLIKIMI:

Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 03.11.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Menaxher i Financave

Data e skadimit

03.11.2022

Fusha

Financa

Qyteti

Prishtine