Menaxher i Pikës
Data e skadimit
01.09.2021
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher i Pikës, i cili do të mbikëqyrë të gjitha operacionet e përditshme të dyqanit.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë mbikëqyrjen e operacioneve ditore, organizimin e dyqanit si dhe do të zbatojnë strategjinë e shitjes sipas kërkesës së menaxhmentit.
- Të bëjë rishikimin e rregullt të shitjeve të përditshme dhe mujore për të siguruar që dyqani dhe stafi janë duke arritur targetet e shitjes.
- Të mbikëqyr procesin e ekipeve të shitjes.
- Të ndihmoj në rekrutimin e stafit të ri, t’ju tregoj punën që duhet kryer dhe të ndihmoj në vlerësimin e performancës.
- Të menaxhoj ngushtë klientët për të kuptuar nevojat e tyre dhe t’ju rekomandoj produktet alternative.
- Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Diplomë e nivelit bachelor në Ekonomi, Biznes dhe Menaxhment apo ekuivalente
- Minimum 3 vite përvojë pune në shitje.
- Aftësi të mira të komunikimit për negocim dhe shitje.
- Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Paga rreth 700 euro.
- Pagesë në bazë të performancës (bonuse).
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal.
- Mundësi për të punuar me ekipin fantastik.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 01.09.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.