Menaxher i Projekteve
Data e skadimit
02.09.2018
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjen e stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, Studio Projektuese, ndër më të mirat në vend, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën e Menaxher i Projekteve. Ai ose ajo do të koordinojë departamentin për t’u siguruar që të gjitha aspektet e secilit projekt janë në pajtueshmëri me standardet e kompanisë.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëj përcjelljen e performancës se te gjitha projekteve urb-arkitekturale në baza ditore.
- Të bëj koordinimin e zyrës përkitazi me zhvillimet e projekteve, takimet me kliente, autoritetet komunale, vizitat dhe udhëtimet brenda dhe jashtë vendit.
- Të jetë në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin ekzekutiv, bordin e drejtorëve, administratën, bashkëpunëtorët dhe konsulentët e brendshëm profesional të zyrës.
- Të takohet me klientët për të marrë informacione të detajuara dhe për të sqaruar kërkesat specifike të secilit projekt.
- Të bëj delegimin e detyrave të projektit në bazë të njohurive individuale të anëtarëve të stafit, niveleve të aftësive dhe niveleve të përvojës.
- Të arrij objektivat buxhetore përkundër kufizimet e projektit bazuar në analizat financiare.
- Të përgatis agjendën dhe raportet javore e mujore.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Master ne Arkitekturë apo IDA.
- Minimum 5 vite përvojë në menaxhimin e projekteve urb-arkitekturale dhe udhëheqjen e ekipeve profesionale.
- Aftësi për të ndërtuar një ekip të fortë, duke kultivuar marrëdhëniet profesionale dhe duke mundësuar që secili anëtarë i ekipit të ndikojnë në suksesin e projektit.
- Kulturë dhe shkathtësi të mira të skicimit si pjesë e pandashme e zhvillimit të projekteve dhe kontrollimit të tyre teknik.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze (preferohet edhe gjuha gjermane dhe serbo-kroate)
- Njohuri në përdorimin paketës Microsoft Office.
- Njohuri në përdorimin e AutoCad, ArchiCad, (Rhino 3D e preferuar).
- Njohuri në përdorimin e Corel Draw apo pakon e Adobe Professional (Photoshop, Illustrator).
- Njohuri të procedurave në dorëzimin e projekteve për leje ndërtimi.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Pagë atraktive.
- Mundësi për zhvillim të projekteve në tregun Evropian.
- Nëse merrni kënaqësi duke punuar me profesionistë që besojnë në zgjedhjen e problemeve në mënyrë inovative, ju inkurajojmë që të aplikoni.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 02.09.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.