Menaxher i Servisit
Data e skadimit
01.09.2021
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher i Servisit, i cili do të menaxhoj departamentin e Servisit të pajisjet të shtypit/printer.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë organizimin e operacioneve ditore të servisit dhe punët e terrenit për intervenime sipas kërkesave të klientëve.
- Të bëjë prezantimin e produkteve të shtypit (plotera), të përpilojë ofertat teknike, financiare dhe të realizoj shitjen e tyre.
- Të kontrolloj performancën e ekipit që bëjnë servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të shtypit.
- Të këshilloj ekipin kur bëjnë instalime të sistemeve të harduerit dhe softuerit të printerëve.
- Të ketë vetë iniciativë për të avancuar diturinë e tij, duke vijuar trajnime, vetë studime, video tutoriale dhe duke lexuar katalogët e pajisjeve te brendit qe Kompania i ka ekskluzivitet.
- Të krijoj marrëdhënie profesionale me klientë.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet diplomë e nivelit bachelor në fushën relevante.
- Minimum 2 vit përvojë pune në servisimin e pajisjeve të shtypit, si: printer, elektronikë apo të ngjashme.
- Preferohet të ketë trajnime apo certifikime ne fushën e IT-së.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën angleze.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Paga fillestare rreth 600 euro.
- Pagesë në bazë të performancës (bonuse).
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Sigurim shëndetësor.
- Mbështetje në zhvillimin e vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale
- Mundësi për të punuar me ekipin fantastik.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 01.09.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.