Menaxher i Shitjes - Mercurius

Menaxher i Shitjes

Data e skadimit

28.09.2022

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e E-Commerce, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher i Shitjes.

PËRGJEGJËSITË:

  • Identifikon dhe bënë hulumtimin e klientëve potencial për të ndihmuar zhvillimin e biznesit.
  • Identifikon dhe zhvillon produkte të reja në industrinë e postave të shpejta.
  • Menaxhon marrëdhëniet me klientë ekzistues me oferta të trendeve të reja.
  • Koordinohet me Drejtorin e kompanisë për të zhvilluar prezantime të projekt propozimeve.
  • Mbledh informata dhe bënë negocimin e kontratave me klientët të ri.
  • Monitorimi analitik i bizneseve ekzistuese dhe mundësisë për rritjen e profitit të performancës së kompanisë.
  • Ndjek trendet e fundit botërore dhe konkurrencën duke i diskutuar ato me ekipin.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë universitare në drejtimet e Administrim Biznesi apo të fushave të ngjashme.
  • Minimum 3 vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të shitjes apo industri ekuivalente.
  • Aftësi për të punuar i pavarur dhe në ekip.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe në të shkruar në gjuhën Shqipe dhe Angleze.
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike dhe digjitale.
  • I/E familjarizuar me mjetet prezantuese dhe metodologjinë e punës.

OFERTA:

  • Orari i plotë (Hënë-Premte).
  • Sigurim shëndetësor.
  • Laptop dhe pajisje përcjellëse.
  • Telefon dhe mbulim i shpenzimeve të telefonit.
  • Shfrytëzim i automjeteve të kompanisë apo mbulim i shpenzimeve të automjetit personal.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me prestigjioze me ekip profesional.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 28.09.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Menaxher i Shitjes

Data e skadimit

28.09.2022

Fusha

Menaxhment, Shitje,

Qyteti

Prishtinë