Mundësi punësimi për pozitën - Menaxher i Shitjes - Mercurius

Menaxher i Shitjes

Data e skadimit

20.11.2022

Qyteti

Çagllavicë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e shitjes së Produkteve për Hotelieri, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher i Shitjes.

PËRGJEGJËSITË:

  • Identifikon dhe bënë hulumtimin e klientëve potencial për të ndihmuar zhvillimin e biznesit.
  • Të bëjë prezantimin dhe shitjen e produkteve hoteliere, të cilat i ofron kompania për klientët që punojnë në sektorin e gastronomisë.
  • Të bëjë analizën e kërkesave te klientëve dhe të propozojë produkte adekuate apo alternative dhe të përgatisë ofertat komfor kërkesave te tyre.
  • Koordinohet me Drejtorin e kompanisë për të zhvilluar prezantime të projekt propozimeve.
  • Të bëjë analizën e mallrave te shitura, stokut dhe realizimin e porosive.
  • Monitoron marketingun, shitjen dhe mundësitë për rritjen e profitit të kompanisë.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet diplomë universitare në menaxhment apo të ngjashme.
  • Minimum 3 vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të shitjes.
  • Aftësi për të punuar i pavarur dhe në ekip.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe në të shkruar në gjuhën Shqipe dhe Angleze.
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike dhe digjitale.
  • I/E familjarizuar me mjetet prezantuese dhe metodologjinë e punës.

OFERTA:

  • Pagë atraktive.
  • Mundësi për tu paguar me përqindje varësisht nga realizimi i planit të shitjes.
  • Orari i punës prej 08:00 deri 17:00 (Hënë-Premte), dhe çdo të dytën të Shtunë.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Laptop dhe pajisje përcjellëse.
  • Telefon dhe mbulim i shpenzimeve të telefonit.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve. 

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 20.11.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Menaxher i Shitjes

Data e skadimit

20.11.2022

Fusha

Shitje

Qyteti

Çagllavicë