Mundësi punësimi për pozitën e hapur - Menaxher/e ndërrimi - Mercurius

Menaxher/e ndërrimi

Data e skadimit

28.07.2018

Qyteti

Prishtinë

NR. I POZITAVE: 2

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjen e stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, lider në rrjetin e restoranteve ushqimore, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher/e ndërrimi, që është përgjegjës për menaxhimin e punëve, monitorimin e punëtorëve dhe kujdesit ndaj klientëve.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të jetë përgjegjës për menaxhimin e operacioneve të restorantit gjatë ndërrimit të përcaktuar.
  • Të jetë tip i sinqertë, energjik dhe i afrueshëm me konsumatorët, të komunikoj lehtësisht me njerëzit e të gjitha niveleve.
  • Caktimi dhe ndarja e detyrave, kryerja e punëve të bëhet me një standard te larte, si për vete ashtu edhe për ekipin.
  • Ju duhet ta mbani restorantin e pastër, të sigurt dhe mbi të gjitha të merrni kënaqësi me ekipin dhe klientët tuaj.
  • Gjate gjithë veprimtarisë suaj, ju do te mësoheni dhe zhvilloheni, ku pastaj atë dituri do ta përdorni për ta mësuar dhe motivuar ekipin tuaj.
  • Të minimizoni ankesat e klientëve përmes shërbimit efektiv në përputhje me politikat e dyqanit.
  • Të ruani standardin e cilësisë së ushqimit dhe sigurisë sipas brendit të kompanisë.
  • Të jeni i saktë dhe i vëmendshëm në detaje.

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të përfunduar shkollimin e mesëm (preferohet studime bachelor).
  • Së paku 1 vit përvojë pune në fusha relevante.
  • Preferohet trajnime apo njohuri të mira të menaxhimit.
  • Aftësi të mira të komunikimit angleze.
  • Aftësi të mira në kalkulim/matematike dhe përdorimin e kompjuterit.
  • Aftësi për të përballuar punën nën presion dhe për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
  • Shkathtësi në menaxhimin me problemeve me klientë apo kolegë.

 

OFERTA:

  • Pagë atraktive.
  • Kompensimi i ushqimit në punë.
  • Ju do të përfitoni nga programet tona të trajnimeve duke i zhvilluar aftësitë tuaja të menaxhimit.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe që i njeh vlerat e punëtorëve.
  • Mundësi për të punuar me ekipin fantastik dhe kreativ.

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 28.07.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Menaxher/e ndërrimi

Data e skadimit

28.07.2018

Fusha

Gastronomi

Qyteti

Prishtinë