Menaxher Operacional
Data e skadimit
23.01.2022
Qyteti
Fushë Kosovë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë të E-Commerce, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Menaxher Operacional, të cilët duan ta sfidojnë veten e tyre në menaxhimin e stafit dhe ngritjen e shitjeve.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë koordinimin dhe menaxhimin e stafit për të arritur rezultatet e punës sipas planit strategjik të kompanisë.
- Të bëjë udhëheqjen, krijimin, identifikimin dhe zhvillimin e mundësive të reja inovative në ofrimin e shërbimeve të shitjes online.
- Të bëjë kontaktimin e klientëve potencial me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve , aranzhimit të takimeve dhe prezantimit e platformës së E-Commerce.
- Të kontaktoj, përgatisë propozimet financiare për të gjeneruar të hyra të tjera nga klientët ekzistues.
- Të mentorojë dhe udhëzojë stafin në mënyrë që të optimizohen kapacitet e tyre.
- Të bëjë kontrollin e brendshëm të proceseve të punës dhe vlerësimin e performancës së stafit.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Diplomë e nivelit bachelor në menaxhim biznesi, informatikë apo ekuivalente.
- Minimum 2 vit përvojë pune në shitje dhe menaxhim apo industrinë relevante.
- Aftësi të mira të komunikimit për negocim dhe shitje.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze përparësi).
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office (Word & Excel).
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.
OFERTA:
- Paga bazë fillestare 800 euro bruto.
- Komision shtesë varësisht nga realizimi i planit të shitjes.
- Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, nga e hëna deri të shtunën.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Automjeti i kompanisë në dispozicion.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional.
- Mundësi për të punuar me një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve.
APLIKIMI:
Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 23.01.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.