Mundësi punësimi për pozitën - Ndihmës Depoist - Mercurius

Ndihmës Depoist

Data e skadimit

04.10.2020

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Veglave të Punës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Ndihmës Depoist, i cili do të jetë përgjegjës për mallin në depo.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë pranimin e porosive, të përgatis daljen e mallit nga depo dhe të organizoj liferimin e mallit.
  • Të bëjë ngarkimin/shkarkimin e mallrave nga automjeti transportues edhe regjistrimin e tyre në depo.
  • Të bëjë pranimin e mallit të importuar, të kontrolloj sasinë dhe gjendjen fizike të mallit mos është dëmtuar gjatë transporti.
  • Të bëjë dërgesa të mallit tek klientët e kompanisë sipas nevojës.
  • Të bëjë regjistrimin e mallrave në stok sipas kërkesës së kompanisë.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor).
  • Minimum 1 vit përvojë pune në depo apo punë të ngjashme.
  • Aftësi të mira komunikimi me kolege dhe klientë.
  • Aftësi të mira organizative për të punuar i pavarur dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office, Word & Excel.
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Paga fillestare prej 300 Euro Bruto.
  • Orari i punës prej 08:00 deri më 16:30, nga e hëna deri të premten.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 04.10.2020. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Ndihmës Depoist

Data e skadimit

04.10.2020

Fusha

Magazinier

Qyteti

Prishtinë