NGO Financial Specialist with QuickBooks - Mercurius

NGO Financial Specialist with QuickBooks

Data e skadimit

13.12.2022

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Jemi në kërkim të një kandidatëve profesionistë dhe ambicioz për pozitën NGO Financial Specialist,  për të ju bashkangjitur ekipit të klientit tonë Melita&Partners pasi stafi i tyre i mrekullueshëm po rritet me hapa të mëdhenj dhe do të ketë nevojë për ndihmë shtesë. Melita & Partners është një kompani lokale e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve financiare, të kontabilitetit dhe planifikimit të burimeve të ndërmarrjes (ERP) në tregun vendas. Zgjidhjet e kompanisë ofrohen përmes platformave të njohura botërore si QuickBooks dhe Xero për të cilat kompania është rishitëse e autorizuar.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të këshillojë organizatat e ndryshme joqeveritare lidhur me përdorimin dhe optimizimin e QuickBooks.
  • Të përgatisë procedura kontabël dhe të udhëzojë organizatat e ndryshme joqeveritare për ngritjen e vazhdueshme të sistemit për menaxhim financiar.
  • Të mbajë trajnimet për përdorimin e softuerit të QuickBooks për OJQ-të e ndryshme sipas udhëzimeve dhe diskutimeve të marra nga kompania.
  • Hulumton për forma inovative të trendeve të fundit për mënyrën e prezentimit të trajnimeve.
  • Komunikon në mënyrë efektive me partnerët e biznesit dhe ekipin.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë e nivelit Bachelor në Fakultetin Ekonomik apo relevant me pozitën.
  • Së paku 3 vite përvojë pune me OJQ apo pozita të ngjashme.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të paketës softuerit financiarë QuickBooks dhe Microsoft Office.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të gjuhës angleze.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të folurës publike dhe organizative.
  • Ambicie për edukim të vazhdueshëm në teknologji dhe sisteme.
  • Aftësi për të mbajtur trajnime online dhe fizikisht.

OFERTA:

  • Paga atraktive
  • Orari i punës prej 08:00 deri 16:30, nga e hëna deri të premten.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Laptop/PC personal me pajisje përcjellëse.
  • Mbështetje në zhvillimin e vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve dhe me ekip fantastik.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 13.12.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

NGO Financial Specialist with QuickBooks

Data e skadimit

13.12.2022

Fusha

Financa

Qyteti

Prishtinë