Partner në Biznes
Data e skadimit
22.05.2022
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë Legalia, në Industrinë e Konsulencës Ligjore, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për Partner në Biznes, i cili do të përfaqësojë biznesin dhe do te jetë përgjegjës i të gjitha veprimeve të përditshme të biznesit në cilësi të Pronarit.
Jeni të interesuar për partneritet me zyrën avokatie Legalia? Paraqitni shprehjen tuaj të interesit.
Zyra e avokatisë “Legalia” në Prishtinë, është zyre e specializuar në fushën e të drejtës civile e biznesore duke ofruar shërbime dhe konsulencë ligjore, bizneseve vendore dhe të jashtme. Përvoja 15 vjeçare në fushën e drejtësisë biznesore, e bankare ka mundësuar identifikimin e problemeve biznesore, trajtimin e tyre si dhe zgjidhjen e këtyre problemeve në mënyrë profesionale.
Zyra “Legalia” është e përkushtuar për t’i ndihmuar bizneset, investitorët, sipërmarrësit dhe klientët e tyre, që të punojnë përmes çështjeve dhe negociatave komplekse ligjore por edhe zhvillimin e proceseve gjyqësore. Me përvojën të cilën e posedojnë, avokatët e “Legalia” janë të profilizuar në çështjet biznesore të cilët kanë njohuri dhe përvojë për të ofruar shërbime të përfaqësimit, të bazuara në rezultate, që pikësynim kryesorë është KLIENTI.
Shprehja e Interesit:
Nëse je i interesuar të bëhesh partner i biznesit në “Legalia”, hapi parë është të aplikoni duke shprehur interesimin tuaj. Pasi që të kemi pranuar aplikacionin tuaj, ajo do të vlerësohet nga palët e brendshme të interesit nëse eksperienca juaj është diçka nga e cila do të përfitonte rrjeti i “Legalia” dhe nga ana tjetër do të rriste biznesin e tyre.
Gjatë gjithë këtij vlerësimi, ne do marrim kohë për të kuptuar se çfarë vlera të shtuar ju ofroni. Shprehja e interesit do të na ndihmojë të zbulojmë nëse do të ishit të përshtatshëm si një partner potencial i ri biznesi dhe për të parë nëse ka ndonjë konflikt me partnerët ekzistues.
APLIKIMI:
Ne do punojmë të identifikojmë fushat ku partnerët e rinj të biznesit mund t’i shtojnë vlerë “Legalia”-s dhe jemi të interesuar të dëgjonim nga ju nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit tonë, kështu jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 22.05.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.