Prezantues Mjekësorë
Data e skadimit
16.05.2019
Qyteti
Prishtinë
QYTETI: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovice, Peje, Gjakove, Prizren.
NR. I POZITAVE: 2
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Suplementeve, Vitaminave, Mineraleve dhe Herbale, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Prezantues Mjekësorë me përvojë dhe të motivuar për të prezantuar produktet profesionistëve shëndetësorë.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë prezantimin e programeve të kompanisë te profesionistet shëndetësorë mjek, farmacistë, fizioterapeut, infermier.
- Të identifikojë bashkëpunëtorët potencial në teren me qëllim të zhvillimit të tregut.
- Të caktojë takime me klientët e rinj dhe t’i ndjekë deri në përmbylljen e procesit te shitjes.
- Të krijojë marrëdhënie pozitive dhe të qëndrueshme me klient.
- Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.
- Të bëjë raportet për arritjen e targeteve javore dhe mujore.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Diplomë e nivelit bachelor në Ekonomi (Marketing dhe Menaxhment), Farmaci, Mjekësi, Fizioterapi, Biologji apo ekuivalente.
- Minimum 2 vite përvojë pune si prezantues mjekësorë.
- Të ketë njohuri për trendet e fundit në fushën e Suplementeve, Vitaminave, Mineraleve dhe Herbale.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe (përparësi angleze).
- Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Paga bazë 500 Euro Neto.
- Pagesë shtesë në bazë të performancës.
- Orari i punës prej te Hënës deri të Premten.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit + celulari.
- Shfrytëzimi i automjetit të kompanisë.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve dhe për të punuar me ekipin fantastik dhe kreativ.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 16.05.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.